Një zonjë që telefonoi mëngjesin e sotëm në programin ?Shtypi i Ditës dhe Ju? në Report Tv rrëfeu edhe një histori personale më një politikan. Ajo zbuloi se bashkëshorti i saj kishte punuar tek vila përrallore e Ilir Metës pasi kishte bërë shkallët dhe se sipas saj nuk i jepnin asnjë kafe dhe jo më ndonjë vakt bukë. Ndiqeni atë që rrëfen zonja.