Meta merr mbeshtetjen e Brukselit per reformat ne Shqiperi - (28 Qershor 2000)

RTV KLAN 2020-07-10

Views 0

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Kryeministri Meta ka mbërritur sot në Tiranë, pas një vizite dy ditore në Bruksel, ku mori edhe vlerësime për detyrimet që ka plotësuar Shqipëria në status-raportin e Bashkimit Europian.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Si rezultat i plotësimit të gjithë hapave që kishte premtuar qeveria shqiptare për bërjen e reformës në administratën publike. Në Bruksel u deklarua disbursimi i menjëhershëm i 5.5 milion eurove të tjera, si mbështetje buxhetore, ndërkohë që para disa ditësh është disbursuar një shumë rreth 5 milion euro. Tashmë kemi të bëjmë me probleme të karakterit teknik, nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj problemi politik, pasi mbështetja dhe inkurajimi politik nga Brukseli për qeverinë dhe për Shqipërinë është maksimal dhe ne besojmë se do të jetë e shpejtë dita kur Këshilli i Bashkimit Europian do të japi mandatin KE, për të hapur negociatat, për një marrëveshje të re me Shqipërinë?.

Gjatë vizitës atje Kryeministri Meta dhe Ministri i Transportit Sokol Nako, i kanë kërkuar donatorëve të ushtrojnë kontroll mbi firmat e huaja që kanë marrë përsipër ngritjen e infrastrukturës në Shqipëri. Vendet donatore që financojnë pjesën më të madhe të ketyre ndërtimeve, së shpejti do të verifikojnë të gjithë ecurinë e punimeve.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Shumë shpejt do të bëhet një verifikim i përbashkët meqenëse Komisioni Europian financon nëpërmjet programit FAR këto projekte, për të mos zvarritur më punimet në këto projekte tepër të rëndësishme për infrastukturën e vendit tonë. Shumë shpejt do të ketë një reagim edhe nga Brukseli, i cili financon këto projekte, në mënyrë që kjo situatë të zhbllokohet?.

Që sot e tutje firmat që nuk kanë punuar mirë me rrugët shqiptare si Sarandopulos, Italstrada etj, do të jenë të detyruara të përfundojnë brenda të gjitha afateve, në të kundërt donatorët pas vëzhgimit, do të firmosin për largimin e tyre nga Shqipëria duke i detyruar të paguajnë të gjitha dëmshpërblimet që parashikojnë kontratat përkatëse./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form