Report TV -La në gjumë familjarët, zhduket 17-vjeçari / Nëna: ‘Ma shfrytëzojnë, ishalla sma vrasin’

Report TV 2020-07-10

Views 0

17-vjeçari Lorenc Hysenaj ka humbur gjurmët nga Tirana, në zonën e ?Ali Demit?, që prej datës 13 qershor të këtij viti. Për familjarët kjo është e disata herë që i riu largohet nga shtëpia. Më datë 11 qershor, pasi mori një shumë parash prej 100 mijë lekë të vjetra, nga portofoli i nënës qëndroi për dy ditë jashtë. Policia arriti ta kthejë në banesë, por dy ditë më pas ai u zhduk sërish, duke humbur gjurmët për dy javë më radhë. Ndaj mungesa prej kaq ditësh detyroi familjarët të bëjnë edhe një denoncim live në studion e ?Pa Gjurmë?, pasi, nga ai moment nuk ka asnjë informacion për fatin e te riut, që nga pasditja e së shtunës së kaluar, kur ai u largua ndërkohë që të tjerët ishin në gjumë.Gjatë rrëfimit të nënës gjatë transmetimit live në emisionin ?Pa Gjurmë? vërshuan me dhjetra telefonata, të cilat zhvendosën vendndodhjen e Lorencit në qytetin e Durrësit. ?Tek Parku Rinia, rruga e drejtë e makinave, pak kilometra nga Shënavlash. Erdhën disa çuna tek dyqani im. Bleu një molto. Ishte më një cun tjetër më të gjatë. Ishte ora 8:00 e mëngjesit. Dhe atë molto e kanë ngrënë të dy. Ata nuk kishin lekë për bukë. Ishte original si në foto. Më thanë se ishin nga Tirana dhe se kishin xhaxhain në Nishtulla. Qëndruan pak aty. Dukej djalë korrekt dhe i sjellshëm?.Një tjetër zonjë, po nga qyteti i Durrësit tha se:?Në Durrës është djali. Është 100 përqind e sigurt. Në zonën e plazhit. Ishin me një makinë të zezë. Tre djem të tjerë, më të rritur ishte bashkë me ta. Mbi të 20-tat ishin djemtë e tjerë?.Pas kësaj telefonate, dyshimi se i riu mund të ndodhet në Durrës jep pistën e parë në kërkim të gjurmëve të të riut. Ndërsa nëna dyshon se djali i saj shfrytëzohet nga persona të tjerë, pasi ata nuk kanë të njohur në qytetin bregdetar. Të tjera telefonata dëshmojnë se 17-vjecari shfrytëzohet për qëllime lypje.
Kush ka informacion lutemi të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit: 2 numrat tanë të kontaktit:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber
Në tel: 0444 17 778
Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel
Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16: 00

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS