#tvora #rtvoranews
Java e ardhshme duket se do të sjellë marrjen e një sërë vendimesh të rëndësishme. Arben Shehu, kandiadati i presidentit Iir Meta, do të kalojë provën në Kuvend për tu vendosur në krye të Kontrollit të Lartë të shtetit, ndërsa socialistët u dakordësuan për emrin e tij në mbledhje grupi.
Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për konsensusin politik. Në seancën e rradhës mazhoranca do të votojë kryetarin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kjo do të jetë prova e katërt për të zëvendësuar Bujar Leskajn, mandati i të cilit ka përfunduar më dhjetor të 2018.
Kandidatura e presidentit Ilir Meta për Arben Shehun, është miratuar në komisionin e ekonomisë, por këtë të enjte në nisje të seancës plenare, socialistët zhvilluan mbledhje grupi për të debatuar pikërsht për këtë çështje.
Mësohet se Erion Brace, Bashkim Fino dhe Spartak Braho shprehën kundërshtitë e tyre për pranimin të kandidaturës. Megjithatë, burimet thonë së shumica e deputetëve u shprehen pro emrit të Shehut.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/debate-brenda-grupit-ps-arben-shehun-braho-e-fino-kerkojne-llogari-pse-u-pranua-kandidaturen-e-metes
Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv