Report TV - Zgjedhja e kandidatëve për deputet të PD, Basha prezanton modelin e ri

Report TV 2020-07-10

Views 1

Partia Demokratike ka ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në mbledhjen e sotme të kryesisë është votuar që anëtarësia e partisë, do të ketë rolin kryesor në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, që mesa duket do të jenë gati në fund të shtatorit.

Sipas dokumentit të miratuar nga Partia Demokratike, e gjithë procedura e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë përfundon në 30 shtator dhe do të bëhet në 4 faza.Faza e parë, ajo e identifikimit të kandidatëve nis nga dita e sotme dhe përfundon në 31 korrik. Faza e dytë është seleksionimi i kandidaturave të mundshme që do të filloj në 1 Gusht dhe përfundon në 15 Shtator. Faza e tretë është ajo e konsultimit të kandidatëve me anëtarësinë, që do të behet deri në 30 shtator. Ndërsa në fazën e fundit ajo e përzgjedhjes do të bëhet sipas afateve ligjore të parashikuara në Kodin Zgjedhor, i cili ende po diskutohet nga palët politike, por që pritet të miratohet brenda qershorit.

Share This Video


Download

  
Report form