Artistin me të cilin do të flasim tani, e kemi pasur në shkurt të vitit të kaluar për rekordet e tij Guinness. Kësaj radhe Alkent Pozhegu ka thyer rekordin e radhës me mozaikët e tij me fara drithërash, duke realizuar figura të njohura botërore. Një ndër mozaikët që ka thyer rekord të ri Guinness ka qenë ai i presidentit të SHBA, Donald Trump. Mozaiku është realizuar në palestrën e sporteve në qytetin e Gjakovës, në përmasat 560 metra katrorë.
Alkent Pozhegu kishte fituar dy herë rekordin Guinness deri tani. Është nderuar njëherë për mozaikun prej 250 metrash katrorë të punuar me drithëra, në të cilin ka sjellë emrat e Ronaldos dhe Messit, ndërkohë ka arritur të krijojë gjithashtu edhe simbolet e klubeve të Realit të Madridit dhe Barcelonës, me tre lloje drithërash. Mozaiku ka qenë i punuar me misër, oriz dhe grurë, me një sasi prej 250 kilogramësh. Dhe rekordi tjetër i fituar ka qenë mozaiku me portretin e Rita Orës me misër dhe fara të tjera, prej 300 metrash katrorësh dhe Libri i Guinnes e ka njohur si portretin më të madh të krijuar ndonjëherë në botë. Në shkurt 2019 për herë të parë ai solli si risi, një ekspozitë me 17 punime të tij, të gjitha me fara të ndryshme, punime që i ka realizuar për vite me radhë. Alkenti ka lindur dhe jeton në Gjakovë dhe krijimin e mozaikëve e ka një pasion të tijin që e ka trashëguar nga familjarët e tij.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel