Rastet me koronavirus në vendin tonë vazhdojnë të rriten. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit nga 344 testime janë regjistruar 78 raste të reja me COVID-19. Një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.
Të infektuarit me COVID-19 janë në 17 qytete të Shqipërisë, ku numrin më të madh e ka Shkodra.
Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec", thuhet në njoftimin e ministrisë.
COVID-19 ? Statistika (25 Qershor 2020)
Testime totale 24711
Raste pozitive 2192
Raste të shëruara 1250
Raste Aktive 894
Humbje jete 48 (Qarku Tiranë 27, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)