Zëvendëskryeministrja Mila Carovska, nuk shqetësohet që disa institucione kanë realizuar investime kapitale me zero për qind. Arsyetimi i saj për realizimin prej vetëm 18 për qind është se çdo vit në pesë muajt e parë ndërtohet më pak. Carovska pret që realizimi i investimeve kapitale të tejkalojë 80 për qind deri në fund të vitit.
"Këtë vit kemi realizim 1.6 për qind më të lartë se vitin e kaluar. Dhe ky është rasti në kushtet me sëmundjen Kovid dhe të pandemisë, zgjedhjeve të shpallura dy herë, gjë që tregon se institucionet po ecin me dinamikën e duhur. "- deklaroi Mila Carovska -Zëvendëskryeministre e Ekonomisë.
Megjithëse për pesë muaj Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ka realizuar vetëm një të pestën e investimeve kapitale të planifikuara për këtë vit, ministri i përkatës Sugareski thotë se realizimi është i ri.
"Ne kemi një dinamikë serioze të fortë, pritjet e mia janë në përputhje me llogaritjet që kemi bërë dje, përskaj krizës shëndetësore, investimet kapitale të jenë në një nivel të lartë në tremujorin e dytë. "- pohoi GORAN SUGAREVSKI- MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE.
Dështime në realizimin e investimeve kapitale, përveç ndërmarrjeve publike, fondeve dhe inspektorateve që nuk kanë pasur asnjë përqindje realizim, kanë edhe Ministria e Ekonomisë me 0.8%, e cila ka shpenzuar vetëm 16.880 euro nga pothuajse dy milion euro të planifikuara. Nga janari deri në maj, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale investoi 500 euro në investime kapitale nga 160 mijë euro të planifikuara, ose vetëm 0.3 përqind.
Ile Petrevski