Reshjet e fundit të shiut shkaktuan vërshime në fshatin Dobrosht të Tetovës duke mbyllur për disa orë edhe rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë.
Dëmet e mëdha që ka shkaktuar lumi Ponika ka detyruar autoritetet lokale që të prishin urën e lumit që lidh dy fshatrat, Dobrosht dhe Odri.
Këtu në këtë vend ka pasur urë, por me tërheqjen e urës me makinerinë e rëndë pra e ndërpremë që të mos e merr drejtimin lumi kah fshati por të mbaj drejtim tjetër që ta anashkalojë fshatin?-pohoi Isen Asani, kryetar i komunës së Tearcës.
Kreu i komunës, akuzoi Qeverinë për shkak se nuk ka ndërmarrë asgjë për rregullimin e shtratit të lumit edhe pse thotë se e kishte paralajmëruar pushtetin Qendror shumë më herët.
Pesë vite kaluan ata nuk na dëgjuan, sot jemi dëshmitarë ku Ligjet e natyrës apo nëna natyrë e bëni të veten. Ata thanë do marrin masa, dhe ne kemi bë projekt për shtratin e lumit po deri sot asgjë konkret s`ka?-tha Isen Asani, kryetar i komunës së Tearcës.
Vërshimet e mbrëmshme kanë shkaktuar dëme materiale vetëm në pjesën e rrjedhës së lumit, pa depërtuar në brendi të fshatit apo nëpër shtëpi.
Bashkim Sulejmani