Nga 26 qershori hapen kufijtë, pa test PCR dhe vetizolim

alsatmtv 2020-06-23

Views 0

Qeveria miratoi vendimin, për hyrje në Maqedonia nuk ka më asnjë kusht. As test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolim 14 ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor. Përndryshe, Qeveria në seancën e mbrëmshme ka lehtësuar tashmë masa të tjera. Lejoi transportin e organizuar në rajonin e Pollogut.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë të Maqedonisë së Veriut u vendos:

??Hapjen e plotë të pikave kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për udhëtim pa pengesa të udhëtarëve dhe automjeteve, pa testin PCR, dhe pa nevojën e realizimit të vetizolimit ose domosdoshmëri të karantinës shtetërore, vendimi hyn në fuqi më datë 26.06.2020.
??Hapjen e transportit në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportin ?Shën Apostol Pavle? në Ohër, me protokole të veçanta për punë, vendimi hyn në fuqi pas miratimit të protokoleve për punë.
??Në këtë séancë u miratua edhe propozimi i komisionit për sëmundje pranë Ministrisë së Shëndetësisë për fillimin me punë edhe brenda hapësirave të mbyllura të objekteve hotelierike përmes një protokoli të përshtatshëm për punë, duke filluar nga 26 qershori 2020.
??Gjithashtu u miratua edhe vendimi për rihapjen e palestrave dhe qendrave të fitnesit, këto qendra do të operojnë duke ndjekur protokol të përshtatshëm për punë. Palestrat dhe qendrat e fitnesit do të fillojnë me punë prej me 26 qershor 2020.

Është rikthyer gjendja e rregullt e transportit të organizuar të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit.

Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit me aparate.

Igor Stefanovski

Share This Video


Download

  
Report form