Karantina e Pëllumb Kullës/ Gjatë izolimit në Shqipëri krijoi “diktatura e Parasë”

Top Channel Albania 2020-06-23

Views 0

Këtë vit Pëllumb Kulla festoi 80 vjetorin. U ndera në vendin e tij. Kaloi këtu izolimin e është duke u kthyer përtej oqeanit pasi na la një botim të ri publicistik, e me humor sigurisht. Librin ?Diktatura e Parasë?.


Kjo është një moshë që nuk i gëzon shumë njerëzit, por ështe edhe një moshë bilancesh. Kjo përfundoi edhe me botimin e një libri publicistik, i cili përmbledh tërë shqetësimet e mia dhe involvimin tim në jetën publike dhe politike të atdheut tim Shqipërisë.

Periudhën e karantinës ju e keni kaluar këtu. Edhe kjo ishte një kohë reflektimesh, cfarë menduat më së shumti?

?Unë mendova atë qe përbën karantina dhe pasojat. Shqetësimi botëror i kësaj sëmundjes dhe virusi të madh që u përhap, por në aspektin e komoditetit mund të themi që karantina mua nuk më shqetesoi aq shumë. Por ndërkohë tërë ajo qetësi mua më krijoi mundësinë që të punoja dhe punova goxha?.

Ju jetoni prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amrikës, kur ktheheni si e gjeni Shqipërinë?

Unë vij shpesh në Shqipëri dhe nuk befasohem shumë nga ato që ndodhin sepse në fakt sado larg jam, kam kënaqësinë të them që jetoj përsëri në Shqipëri. Edhe kur jam atje unë jetoj me problemet shqiptare. Falë komunikimit, teknologjisë, e gjithë këtyre gjërave e ndiej veten jo të larguar.

Ju e gjeni këtë vend me më shumë introgantë se sa intriga?

Gëzohem që më citon. Ka më shumë vërtet. Ka më shumë intrigantë se sa intriga. Shpresojmë të jenë më pak vitin tjetër.

Po humorin, si e shihni?

Humori ecën mirë. Shqipëria prodhon humor. Njerëzit sado që mund të kenë probleme, humorin nuk e kanë lëshuar kurrë dhe ka qenë një nga ngushëllimet e tyre.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PëllumbKulla#Dictature#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form