Ora News - Miratohet kredia e dytë sovrane, biznesi 2 vite afat për ta shlyer

Ora News Lajme 2020-06-23

Views 2

#tvora #rtvoranews

Kredia e dytë sovrane është e pafavorshme për biznesin për shkak të interesit të lartë që ka, por dhe për faktin se bizesi ka 2 vite në dispozicion për ta shlyer. Përfaqësuesi i fasonëve, Gjergji Gjika, shprehet se edhe procedurat e aplikimit kanë qenë të vështira.

Qeveria ka miratuar disa ndryshime në marrjen e kredisë së dytë sovrane ku parashikohet 2 vite afat për shlyerjen e detyrimit, e më pas do të jetë Ministria e Financave që do të ngarkohet me procedurat e kthimit të huasë.

Por sipas përfaqësuesit të biznesit fason Gjergji Gjika, ky kusht e bën kredimarrjen të pafavorshme.

Gjika: Nuk jepet njëherë, vendoset kredia, lloji cilësia dhe pastaj hajde dhe merreni. Asnjë biznes nuk ka interes që të marrë kredi dhe pastaj të lërë të gjithë çelësat e biznesit në dyert e ministrisë.

Norma e interesit prej 5% konsiderohet tejet e lartë, ndërsa ankesa ka dhe për procedurën e kreditimit.

Gjika: Unë kam qenë në bankë, kanë qenë anëtarët e mi, janë trajtuar si kërkues normal kredie.

Ndërhyrja e qeverisë sipas Gjikës, mund të ishtë në tjetër mënyrë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/miratohet-kredia-e-dyte-sovrane-biznesi-2-vite-afat-ta-shlyer

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form