TIRANË- Shteti shqiptar planifikon që të njohë zyrtarisht gjuhën e minoriteteve në zyrat e pushtetit vendor, aty ky komuniteti përbën 20% të popullsisë. Ky propozim ka ardhur nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Nga ana tjetër me kërkesë të minoriteteve edhe tabelat do të jenë në dy gjuhë, të cilat deri më tani janë cilësuar si të paligjshme. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta siguron draftin e plotë të hartuar nga Ministria e Brendshme, e cila pritet t'i dërgohet Kuvendit.