Top News - Në garë për vaksinën/ Rivalitet mes Kinës e SHBA-së, paralajmërimi i fortë…

Top Channel Albania 2020-06-23

Views 0

Kërkimet për një vaksinë kundër virusit Corona po shoqërohen nga një hije rivaliteti mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. A mund ta vështirësojnë nacionalizmi dhe interesat për pushtet fushatën botërore të vaksinimit?


Nga shtatë kandidatët për vaksina që janë aktualisht në fazën e dytë të testimit nga OBSH-ja tri janë zhvilluar nga kompani ose institucione kërkimore kineze dhe dy nga amerikane.

Shtëpia e Bardhë planifikon të shpenzojë 10 miliardë dollarë për testimin, prodhimin dhe blerjen e një ose më shumë vaksinave. Në kuadër të të ashtuquajturit operacioni ?Warp Speed? ? deri në janar 2021 pritet të sigurohen të paktën 300 milionë doza vaksinash. Ne këtë proces janë të përfshirë gjashtë kompani farmaceutike amerikane si dhe grupi britanik-suedez Astrazeneca.

Operacioni i udhëhequr nga Departamenti i Shëndetit i SHBA-së drejtohet nga gjenerali amerikan Gustave Perna. Në dëgjimin e tij para senatit amerikan javën e kaluar, Perna tha se është i gatshëm të ?punojë me çdo vend që ofron informacione ose bashkëpunim në zhvillimin e vaksinave ose tä ilaçeve?. Por njëkohësisht gjenerali bëri të qartë se Kina nuk bën pjesë ndër to.

Lajme për suksese dhe paralajmërime për hakerë

Ndërmarrja farmaceutike Moderna nga Masaçusets ishte kompania e parë që filloi provat klinike tek vullnetarët në mars dhe njoftoi rezultate paraprake pozitive në mes të muajit maj. Prodhimi mund të fillojë në korrik, tha kompania. Një javë pas njoftimit për suksesin nga kompania Moderna, FBI dhe Enti Amerikan për Mbrojtjen Kibernetike CISA paralajmëruan për sulme hakerësh nga Pekini që synonin të vjedhin rezultatet e kërkimeve amerikane mbi vaksinën për Coronën. Senatori Rick Perry i përsëriti këto pretendime në BBC. Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit kinez reagoi me fjalët: ?Ju lutemi paraqisni prova që Kina po saboton përpjekjet perëndimore për të zhvilluar një vaksinë. Ju nuk ka pse të keni fare frikë.?
David Fidler nga Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet e Jashtme i tha DW se nuk kishte dyshim se ?Kina dhe vendet e tjera po përpiqen të marrin informacione mbi aktivitetet e organizatave amerikane në lidhje me pandeminë, përfshirë edhe zhvillimin të një vaksine ?. Po ai tha gjithashtu se nuk do të befasohej nëse edhe Shtetet e Bashkuara nga ana e tyre po kryejnë spiunazh kibernetik kundrejt instituteve kineze të kërkimit.

?Krah për krah me të gjithë botën?

Kina, ku u shfaq për herë të parë virusi, ishte vendi i parë që publikoi në janar sekuencën e gjenomit të virusit. Kina e paraqet zhvillimin e vaksinës si një ?luftë të vendosur? që ajo po zhvillon ?krah për krah? me të gjithë botën. Në mars kompania kineze CanSino në bashkëpunim me Akademinë Kineze të Shkencave Ushtarake, njoftuan për rezultate paraprake pozitive në testimin e një vaksine në fazën e parë. 500 vetë në një spital në Wuhan janë përfshirë tani në testimet për fazën e dytë. Javën e kaluar kompania SinoVac njoftoi gjithashtu për rezultate premtuese pas testimit të vaksinës në 743 vetë.

Chang Lung...

Share This Video


Download

  
Report form