33 raste të reja, rriten të shtruarit te Infektivi, po vlerësohet rihapja e spitalit të dytë COVID

Report TV 2020-06-22

Views 0

TIRANE-Në 24 orët e fundit janë shënuar 38 raste më pak se ditën e djeshme. Ministria e Shëndetësisë deklaroi se ditën e sotme janë regjistruar 33 të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 33 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz. Por vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19.

Aktualisht në shërbimin infektiv po trajtohen 82 pacientë, 4 më shumë se ditën e djeshme, duke thyer edhe rekordin që ishte në 2 prill me 81 të prekur në këtë spital. 10 prej të shtruarve janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Kapaciteti i Infektivit është 120 vende. Por duke parë situatën e krijuar me numrat e të shtruarve që vijnë cdo ditë në rritje, burime për Report Tv pohojnë ministria e Shëndetësisë po merr në konsideratë vendimin për rihapjen e një tjetër spitali COVID. Mbetet pë t'u parë nëse do të jetë sërish Sanatoriumi i njohur si COVID-2, ish-Urgjenca Kirurgjikale, i ashtuquajtur më parë si COVID-3, apo spitali karantinë në autostradë me kapacitet 100 shtretër, por që është menduar për pacientët që dalin nga Infektivi negativë, pra që e kanë fituar betejën me COVID-in, por të trajtohen për pasojat e tjera.

Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë përsëriti edhe njëherë apelin për qytetarët për të respektuar masat. "Gjatë javës që lamë pas kemi pasur një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitiv, zgjerim të fashës së moshës së prekur me simptoma të shprehura, shtim të rasteve të hospitalizuara, por kemi pasur edhe humbje jete.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS