Pas problemit një dekadësh me mungesën e kuadrit të punës në turizëm, një sfidë e re është shfaqur në këtë sektor këtë vit. Më shumë se pesë mijë punëtor turistik këtë vit janë larguar për punë sezonale jashtë vendit, kryesisht në Maltë, Kroaci, Mal të Zi dhe vende të tjera bregdetare. Një punëtor turistik të punoj në një vend bregdetar është si të punojë në një akademi të lartë për turizëm, thotë për Alsat Angel Ivanov, një nga punëtorët më me përvojë turistike në vend. Ai beson se këta njerëz, në vend që të presin dhe të kërkojnë punë, duhet të hapin biznesin e tyre dhe të përdorin përvojën e fituar jashtë vendit.