Koronavirusi: Një 62 vjeçar humb jetën në spital. Në total 44 të vdekur dhe 71 raste të reja

Ora News Lajme 2020-06-21

Views 2

#tvora #rtvoranews

Shkon në 44 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ku një 62-vjeçar nga Tirana i cili ndodhej i intubuar ndërroi jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid019 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.

Të infektuar dhe raste të reja - Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid019 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive.

Të shëruar - Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Viktima - Në 24 orët e fundit një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. Një 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/covid-19-71-raste-te-reja-ne-24-oret-e-fundit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS