Hipokrati - Kontraceptivët - Historiku i pilulës – 20 Qershor 2020

Top Channel Albania 2020-06-20

Views 2

Pilula kontraceptive eshte nje nga metodat e kontracepsionit e përdorur gjerësisht nga femrat e të gjitha moshave dhe në të gjithë botën që nga viti 1960. Fjala kontracepcion buron nga fjalët kontra + konceptim, pra çdo gjë që parandalon krijimin e nje shtatezanie si me mjete natyrale dhe me ato artificiale. Ky koncept zë fill me Margaret Sanger, një aktiviste amerikane, e cila ishte njëherësh edhe infermiere. Ajo besonte se gratë duhet të jenë në gjendje të zgjedhin vete, kur mbesin shtatzënë dhe sa fëmijë dëshirojnë të lindin.
Teksa punonte si infermiere obstetrike, ajo vuri në dukje lidhjen midis numrit te larte te lindjeve dhe nivelit të larte të vdekjeve të nënave. Për të luftuar këtë çështje, ajo hapi klinikën e parë për kontrollin e lindjeve në SHBA në vitin 1916 në Brooklyn të Nju Jorkut dhe inicioi në 1921-in Ligën Amerikane të Kontrollit të Lindjes, e cila më vonë u bë Federata e Planifikuar e Prindërimit në Amerikë.
Deri në vitet 1930, shkencëtarët kishin pare tek disa kafshe psh lepujt, se doza të larta të disa hormoneve mund te pengonin ovulimin. Sidoqoftë, prodhimi i këtyre hormoneve ishte tepër i shtrenjtë. Biologu dhe studiuesi amerikan Gregory Pincus ishte i interesuar të hulumtonte metoda të tjera për sintetizimin e këtyre hormoneve, por nuk mund të gjente askënd që të financonte studimin e tij. Kompanitë farmaceutike, universitetet, madje edhe qeveria nuk treguan interes. Derisa në vitin 1950, Pincus u takua me Margaret Sanger, e cila së bashku me ndihmën e madhe të filantropistes amerikane Kathariner McCormick financuan hulumtimet e nevojshme për të zhvilluar pilulën e parë të kontrollit të lindjes apo ato që ne sot i quajmë kontraceptivë orale.
Pas testimeve të para kjo pilulë dha efekte anësore serioze, por pas shuem e shume eksprimenteve ajo u shpall 100% efektive. Pilula e parë e disponueshme në treg u aprovua nga FDA 10 vite më vonë, në 1960. Sidoqoftë, ligji i vuri në dispozicion këto pilula vetëm për ciftet e martuara derisa në 1972 një vendim i gjykatës supreme i dha të drejtën e përdorimit të këtyre pilulave te gjitha grave.
Të përdorura nga miliona gra në të gjithë globin, pilulat e kontrollit të lindjes jo vetëm që kanë zgjeruar të drejtat e grave për të kontrolluar trupat e tyre, por kane shpëtuar dhe përmirësuar jetën e milionave prej tyre.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hipokrati#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form