BE per rimekembjen. Lideret takohen ne Korrik per ndarjen e 750 miliarde eurove - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-20

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Liderët e Bashkimit Europian do të takohen në muajin korrik për të diskutuar lidhur me planin e rimëkëmbjes pas dëmeve që ka shkaktuar pandemia në vendet e bllokut. President i Këshillit Charles Michel u shpreh se udheheqesit do te angazhohen ne negociata te cilat do te jene vendimtare. SINKCHARLES MICHELPRESIDENT I KE?Patëm rastin të disutojmë me shtetet anëtare për të gjetur qartësi në interpretimin e propozimeve për planin e rimëkëmbjes. Tani kalojmë në një fazë tjetër, negociimi. Synojmë të kemi një samit gjatë muajit korrik në Bruksel ku do të përqëndrohemi në propozimet konkrete. Ne jemi të vetëdijshëm se është thelbësore të merret një vendim sa më shpejt të jetë e mundur?Nga ana tjetër kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë videokonferencës me liderët e vendeve të antare theksoi urgjencën për miratimin e planit për daljen nga kriza, pasi unioni po përballet me sfidën më të madhe ekonomike në histori. ANGELA MERKELKANCELARE E GJERMANISE?Ishte e qartë që ne nuk do të arrinim një rezultat sot, por ne do të vazhdojmë diskutimet në mes të korrikut. Të gjithë thanë atë që menduan. Gjermania kërkon një ujdi të shpejtë sepse koha nuk pret. Ndodhemi në një ?situatë shumë, shumë të vështirë ekonomike dhe urat që duhet të ndërtojmë janë akoma më të mëdha?Antaret e Bashkimit Europian do të diskutojnë për hapat e fundit të planit të rimëkëmbjes pas pandemisë, një fond prej 750 miliardë eurosh, si dhe buxhetin 7 vjeçar të bllokut. Ky fond do të ndihmojë vendet më të goditura por mesa duket mungon dakordesia. Irlanda ëkërkon të marrë shumë ndihma. Ndërsa Austria dhe Hollanda nuk kanë dhënë aprovimin e tyre për këtë plan pasi kërkojnë ndarjen e fondit si grante dhe jo në formën e kredive.

Share This Video


Download

  
Report form