Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel deklaroi se Kosova duhet të pyesë presidentin e Francës, Emmanuel Macron përse po ngurron që kosovarët të marrin liberalizimin e vizave.
Në këtë mënyrë, ajo i ktheu përgjigje në Twitter ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit, i cili ka kërkuar nga BE-ja që të liberalizojë vizat për Kosovën, ashtu siç ka rekomanduar Komisioni Europian. ?Siç ja kam shpjeguar edhe zotit Richard Grenell, është në dorën e Këshillit të Europës që ta trajtojë këtë çështje. Por, nëse dëshironi që të keni një rol konstruktiv për të, merrni në telefon presidentin e Francës, Emmanual Macron dhe pyeteni . Do të befasoheni nga përgjigja e tij?, ka shkruar Cramnon- Taubadel. Më herët, i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell kërkoi nga raportuesja për Kosovën që të mos e kritikojë administratën amerikane për çdo gjë, por të përqëndrohet tek liberalizimi i vizave. Autoritetet në Kosovë thonë se i kanë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin dhe presin që edhe BE-ja ta mbajë tani fjalën e saj. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk kanë të drejtë të lëvizin pa viza në Zonën Shengen.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#Macron#TopChannel