Koronavirusi ka shtyrë referimin për rastin ?Tanku?, që gjendet para Gjykatës Supreme. Me këtë shtyhet vendimi i gjyqtarëve për ish Ministren e Brendshme, Gordana Jankulloska, e cila u dënua me katër vjet burg për Mercedesin luksoz. Sipas informacioneve të Alsat, Kryetari i Gjykatës Supreme, Faik Arslani, është në vetizolim për shkak të kontaktit me një pacient të sëmurë me Covid - 19, dhe ai është pjesë e këshillit që duhet të vendosë për dënimin e Jankulloskës. Pas kthimit në punë, do të caktohet gjyqi për rastin "Tanku". Gjykata Supreme ka theksuar që infeksioni po e shtyn punën e tyre.