#tvora #rtvoranews
Pas arrestimit të dy personave të dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në kryeqytet, policia ka shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në atentatin mafioz.
Bëhet fjalë për shoferin e makinës, i cili dyshohet se ka ndihmuar Viktor Markun të largohet nga vendi i krimit, dhe dy persona të tjerë që dyshohen si informatorë.
Krahas kërkimeve për gjetjen e tyre, policia po kryen verifikime dhe për disa persona të tjerë të cilët dyshohet se kanë ndihmuar Viktor Markun të largohet ilegalisht drejt vendit fqinj, dhe për tu fshehur më pas.
Krahas këtyre hetimeve gjithashtu po shoqërohen dhe persona në Shkodër të cilët kanë ndjekur Billën pas kthimit nga Belgjika, 5 ditë para vrasjes.
Viktor Marku pas dorëzimit nga pala malazeze policisë shqiptare, ai është sjellë në drejtorinë vendore të policisë së Tiranës, ku po mbahet i izoluar në qelitë e paraburgimit. 34-vjeari është marrë disa herë në pyetje në lidhje me ngjarjen, por nuk ka pranuar të japë sqarime. Ai është shprehur se do të flasë në prani të avokatit të tij, por në një tjetër moment.
34-vjeçari u arrestua pasditen e të premtes në Mal të zi, pasi u shpall në kërkim policor si autor I dyshuar I vrasjes.
Grupi hetimor ka dyshime se Marku është personi që ka shtëne ndaj Billës mbrëmjen e 11 qershorit, në shenjë hakmarrje për vrasjen e të vëllait në Angli në vitin 2006. Marku pritet të rimerret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore për të synuar detaje që mund të ndihmonin hetimet.
Në paraburgim gjithashtu qëndron edhe Sebastian Mali, nipi i Viktor Markut që dyshohet se ka ndihmuar dajën e vetë për të realizuar vrasjen. Sipas hetuesve, Mali ka vëzhguar lëvizjet e Billës pranë komunës së parisit dhe më pas ka informuar autorët. 22-vjeçari Mali pritet të të përballet paraditen e të dielës me gjykatën, pasi prokuroria ka kërkuar ndaj tij masën e arrestit me burg.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/atentati-ndaj-hekuran-billes-ne-kerkim-shoferi-qe-ndihmoi-viktor-markun-kontrolle-ne-shkoder
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv