Në shkollat e mesme u përmbyll afati i parë për regjistrim të semi-maturantëve. Pavarësisht se nuk është publikuar numri i saktë, edhe këtë vit nxënësit më tepër interesim kanë treguar për drejtimet gjimnaz dhe ato të mjekësisë.
400 nxënës kanë konkurruar për 204 vende, gjegjësisht 238 vende të lira. Sa I përket selektimit të nxënësve, do të varet tash se si do të jetë me numrin e pikëve. Sipas numrit, sipas përvojës gjasat janë shumë të mëdha, sidomos te motrat medicinale që nxënësit ti nënshtrohen provimit pranues - tha Hirmin Duraku, zv drejtor SHMMQSH ?Pançe Karagjozov?.
Në shkollën profesionale ?Marija Kiri Skllodovska? vende të lira kanë mbetur në drejtimet kimike-teknologjike. Shkolla në fjalë tashmë ka krijuar 10 laboratorë për realizim të mësimit praktik.
Prej 8 paraleleve të parapara, 4 paralele veç më janë të mbushura dhe ka vende të lira ende në drejtimet kimike- teknologjike si teknologjie ushqimore, teknikë për prodhime kimike dhe kozmetike, teknikë për ruajtje të ambientit jetësor dhe drejtimi mjekësor tre vjeçar, teknik medicinal përkujdesës - u shpreh Blerim Nebiu, drejtor i SHMQSH ?Marija Kiri Skllodovska?.
Në ato shkolla ku është paraqitur numër më i madh i nxënësve me pikë të njëjta nga numri i paraparë me konkurs, do të realizohet test kualifikues më 22 qershor.
Afati i dytë është paraparë më 24 dhe 25 qershor, ndërkohë që afati i tretë më 29 qershor.
Melihate Rustemi