Report TV - Rama dhe Balluku shpallin garën ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë

Report TV 2020-06-19

Views 0

TIRANE-Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Balluku njoftuan sot shpalljen e garës ndërkombëtare për projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë, një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit. Me tunelin e Llogarasë, aksi Orikum - Palasë do të përshkohet në vetëm për 10 minuta.

Ministrja Balluku tha se gara për tenderin pritet që të shpallet brenda këtij viti. Tuneli 6 km do të përshkohet për 7-10 minuta me shpejtësi 50-80 km/h. "37 minuta do të jetë koha e përshkimit të rrugës nga aeroporti (i Vlorës) në bregdetin shqiptar" tha ministrja. "Projekti do të ketë ndikim 550-600 mln euro në ekonomi dhe punësimi 11600 persona" tha ajo.

Kryeministri Edi Rama theksoi se projekti nuk do të bëhet me PPP, por do ta realizojë vetë shteti. "Zona ka një rëndësi strategjike për ekonominë dhe imazhin e Shqipërisë në botë. Një zonë ku interesi është i gjithanshëm. Sot jemi gati të materializojmë këtë projekt, që do të krijojë një akses tjetër, drejt zonës. Rruga më e mirë është që ky projekt të cohet deri në fund nga vetë qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit.

E rëndësishme është që të kemi në dorë një projekt serioz, se për të ndërtuar ka edhe kompani shqiptare. Aeroporti i Vlorës është qendra e gravitetit të këtij vizioni, tek zhvillimi i vijës bregdetare të Vlorës, që së shpejti fillon një segment të tretë që kapërcen atë pikën ndarëse mes qytetit dhe pjesës tjetër duke shkuar deri në Radhimë për të krijuar një vazhdimësi të lungomares" tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form