Humbet jeten nga nje shkendije elektrike 18 vjecari (14 Qershor 2000)

RTV KLAN 2020-06-18

Views 0

Përsëri një punëtor ndërtimi i mbetur i vdekur në vendin e punës. Lulzim Evezi vetëm 18 vjeç ka qenë duke punuar dje pas dreke në një nga pikat e prodhimit të blloqeve të betonit në një nga pikat në Unazën e Re. Një shkarkim elektrik në makinerinë e prerjes së blloqeve ka bërë që të rrezohet menjëherë pa jetë 18 vjeçari. I vëllai i viktimës dhe një person tjetër kanë rendur për të bërë të mundur shkëputjen e energjisë elektrike nga makina e prerjes së blloqeve e më pas për të ndihmuar Lulzimin për të cilin ka qenë tepër vonë.
Nga grupi i ekspertizës që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka rezultuar se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së sigurisë teknike. Është arrestuar pronari i kësaj pike prodhimi Sherif Billa ndërsa makineria është marrë për t'u bërë një ekspertizë më e hollësishme. Brenda pak ditësh ky është rasti i dytë që një punëtorë ndërtimi humbet jetën për shkak të psigurisë teknike. Një javë më parë një 22 vjeçar u rrëzua teksa po tërhiqte një vinç.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS