Wake Up/UNHCR: 99% e refugjatëve e përdorin Shqipërinë si tranzit. Rritet numri i grave dhe fëmijëve

Top Channel Albania 2020-06-18

Views 0

Në prag të Ditës Botërore të Refugjatëve (20 qershor), UNHCR në Shqipëri bën një analizë të situatës së emigrantëve dhe azilkërkuesve në Shqipëri. Vendi ynë mbetet kryesisht një vend tranzit për lëvizjet mikse të refugjatëve dhe migrantëve dhe vit pas viti numri i të ardhurve ka ardhur në rritje. Për vitin 2019 kishte 10,557 të ardhur në total, ndërsa për këtë vit deri në fund të majit ka pasur 3,629 të ardhur. Rreth 99% e atyre që vijnë, largohen nga Shqipëria pas disa ditësh. Afër tre të katërtat e të ardhurve dhe azilkërkuesve janë nga vendet që vuajnë nga trazira dhe konflikte, me sirianët dhe irakenët që përbëjnë gjerësisht gjysmën e të ardhurve dhe të kërkesave për azil. Sipas shifrave që UNHCR raporton, gjithnjë e më shumë gra dhe fëmijë të pashoqëruar po vijnë në Shqipëri. Sirianët dhe irakenët përbëjnë gjerësisht gjysmën e të ardhurve dhe të kërkesave për azil në Shqipëri. Por kohët e fundit policia e shtetit ka marrë me dhjetëra denoncime se ata janë bërë të dhunshëm teksa enden rrugëve të Tiranës, duke grabitur dhe vjedhur për të ngrënë bukë. Në Qendrën e Azilkërkuesve ata thonë se nuk kanë kushte. Së fundmi, UNHCR dhe Ekipi i Kombeve të Bashkuara po lobojnë për përfshirjen e plotë të refugjatëve dhe azilkërkuesve në përgjigjen aktuale të qeverisë mbi COVID-19, për të siguruar që ata të kenë qasje në të drejtat e tyre siç përcaktohet në legjislacionin kombëtar.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form