Vala e dyte e Covid-19 ne Maqedonine e Veriut | Lajme - News

RTV KLAN 2020-06-17

Views 0

Në Maqedoninë e Veriut për shkak të stërngarkesës së ambienteve të spitaleve, pacientët e prekur me COVID-19 kanë filluar të shtrohen në spitalin e improvizuar në oborrin e Klinikës Infektive në Shkup.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka bërë të ditur se vendi po përballet me valën e dytë ku po mobilizohen spitalet publike dhe private.

?Vala e dytë erdhi pak më herët se sa e prisnim, megjithatë siç duket ky është në trendi çdokund në rajon. Për momentin nuk vjen parasysh vendosja e sërishme e restriksioneve, por nuk mund ta përjashtoj mundësinë?.

Nga Klinika Infektive në Shkup kanë konfirmuar se ilaçi Deksametazon shfrytëzohet në këtë klinikë dhe se është treguar efikas.

?Po, ne e kemi shfrytëzuar këtë periudhë dhe vërtetë kemi ardhur në përfundim se në momentin e duhur kur mendojmë se duhet të jepet dhe kur e kemi dhënë kemi pasur përfitime nga ilaçi?.

Maqedonia e Veriut, në kushte pandemie, shënon 2-vjetorin e Marrëveshjes së Prespës, me të cilën iu dha fund kontekstit shumëvjeçar rreth emrit me Greqinë. Sipas të gjithave, edhe kjo marrëveshje, gjatë fushatës zgjedhore, do të jetë temë përplasjesh mes opozitës e pozitës.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form