Report TV -Mbyllen 80 biznese në Vlorë, Breshani: Situata e vështirë, efekti i pandemisë i fortë

Report TV 2020-06-17

Views 1

Rreth 80 biznese janë mbyllur në Vlorë për shkak të situatës nga pandemia COVID-19. Kreu i Dhomës së Tregtisë në qytetin bregdetar, Arben Breshani konfirmon se situata në biznese mbetet e vështirë.

Më të goditura kryesisht janë biznesit e vogla. Ndërsa për rigjallërimin e ekonomisë, sytë sipas tij janë nga turistët e huaj, por situata nuk duket pozitive për shkak të mbylljes së kufijve dhe mungesës së lëvizjes. Për sa i përket një vale dhe mbyllje të dytë të vendit, Breshani shton do të ishte katastrofike për bizneset.

Share This Video


Download

  
Report form