Një tjetër i humbur denoncohet live këtë të mërkurë në emisionin ?Pa Gjurmë?. Esmeralda Bano denoncoi humbjen e babait 72-vjeçar nga Lushnja. Vasil Bano doli nga banesa 3 ditë më parë më 15 qershor dhe nuk është kthyer më. I moshuari vuan nga skleroza prej tri vitesh. Pak para se të zhdukej i kërkoi vajzës ta falte. Me lot në sy gjatë një lidhje live me skype e bija bën apel për ndihmë.
?Vasil Bano është larguar në orën 10 e 30 nga shtëpia. Me një palë pantallona ngjyrë ulliri dhe shapkat rozë. Të hënën kam bërë denoncim. Po atë ditë është parë të kalojë pranë varrezave, afro pak metra larg shtëpisë. Ka tre ditë që ka humbur. Babai ka tre vite që vuante nga skleroza. Ditën që u zhduk më tha: A do më falësh ??, tha e bija, e cila sqaron se edhe pse babai vuante nga skleroza emrin e tij nuk e harronte kurrë.