#tvora #rtvoranews
I ftuar një Ora News, studiuesi Agim Baçi foli në lidhje me protestën e maturantëve dhe problemet e provimit të Gjuhë-Letërsisë të Maturës Shtetërore.
Ai tha se Qendrës së Provimeve foli për gabime të qëllimshme në test, por kjo, sipas tij është diçka e padëgjuar pasi nuk u është thënë maturantëve që t?i gjejnë këto gabime.
Agim Baçi: Deklarata e Qendrës së Provimeve një ditë më parë tha që gabimet i kishin bërë qëllimisht, por kjo është një gjë e padëgjuar, që kalon nga dhimbja në habi. Nëse i kishin bërë me qëllim gabimet, pse nuk ua thanë maturantëve që t?i gjenin gabimet? Zakonisht kur thua me gabime, i thua maturantit që t?i gjejë këto gabime. Cila ishte marrëveshja me maturantët që ta bëjë me gabime?
Nuk e shpjegoj dot se çfarë do të thotë që e bë qëllimisht me gabime. Një nga përfaqësuesit që mbronte çështjen e gabimeve në tezë thoshte se po e mësojmë maturantin që të komunikojë. Kishte një mish-mash të madh dhe mënyra se si donin t?i justifikonin këto gabime ishte e turpshme, se mund të thonin se kishte gabime dhe të tërhiqeshin, nuk ka specialist në botë që nuk gabon dhe që ka gjëra absolute.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/provimi-i-gjuhe-letesise-baci-nje-mish-mash-donin-te-justifikonin-gabimet-ne-menyre-te-turpshme
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv