100 vizatime të para edhe pas viteve ?90 janë ekspozuar si rrallëherë në Muzeun Historik Kombëtar. Veprat e artistëve më në zë shqiptarë, si Guri Madhi, Ibrahim Kodra, Skënder Kamberi, Faslli Haliti kanë në qendër portrete, peizazhe, por nuk mungojnë nudot e Edi Hilës. Faslli Haliti na rrëfen portretin e një të burgosuri e krijuar gjatë kohës së komunizmit, pas një dënimi treditor që sistemi i kohës i kishte dhënë artistit të ardhshëm.