Kryeministri i indisë ka konfirmuar vrasjen e të paktën 20 ushtarëve në një përplasje me trupa kineze në një zonë të diskutuar në kufirin në himalaje. Në një fjalim në televizion, narendra modi paralajmëroi se jetët e këtyre ushtarëve nuk janë dhënë kot. Ushtarët raportohet se janë përleshur me shkopinj dhe gurë në rajonin ladakh. Të dyja palët insistojnë se nuk ka patur të shtëna, ashtu sic përcaktohet në një marrëveshje të hershme. Ushtria indiane tha se edhe kina ka patur viktima por pekini nuk ka dhënë detaje.
Deklarata indiane nënvizon se ushtarët e plagosur ishin ekspozuar ndaj temperaturave nën zero në një terren në lartësi të madhe. Kjo është përplasja e parë vdekjeprurëse mes dy palëve në zonë kufitare, në rajonin e diskutuar të kashmirit, në 45 vitet e fundit. India tha se kina ishte përpjekur të ndryshonte njëanshmërisht status kuonë. Pekini akuzon ndërkohë trupat indiane se kanë sulmuar personelin kinez. Dy ushtritë më pas mbajtën bisedime në përpjekje për të zbutur tensionet.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Indi#Kina#TopChannel