http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e dytë të vizitës në Prishtinë, i dërguari i Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi po vijon takimet me liderët e partive politike.Ai është takuar me kreun e Lidhjes Demokratike Isa Mustafa dhe me liderin e Lëvizjes vetëvendosje Albin Kurti. Gjatë bisedimeve, Lajcak theksoi nevojën që Kosova të dalë me një qëndrim unik gjatë procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.Çdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme nga të gjitha palët shkruan LAjçak në Twitter pas takimit me Kurtin. Sipas axhendës i dërguari i BE-së pritet të takohet edhe me kreun e PDK-së Kadri Veselin dhe krerët e partive të tjera parlamentare.Pas takimeve me Lajçak, krerët e partive politike në Kosovë do të takohen të enjten me kryeministrin Avdullah hoti, me qëllim unifikimin e qëndrimeve për procesin e dialogut.Ky hap i shefit të qeverisë vjen pas ftesës së SHBA-se për një takim më 27 qershor në Shtepinë e Bardhë, Kosovë - Serbi, që u përshëndet edhe nga këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Robert O?Brien. ?Shtetet e Bashkuara mirëpresin zhvillimin e këtyre diskutimeve të rëndësishme?, shprehet këshilltari amerikan në postimin e tij në Twitter.