http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke marrë shkas nga numri në rritje i personave të infektuar nga virusi, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kontributin e qytetarëve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.Uniformat blu apelojnë që të respektojnë protokollet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin e tyre dhe të tjerëve, distancimin social, si dhe të bëjnë kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive.?Mos qëndroni grumbull në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve dhe mos pranoi shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat. Shmangni grumbullimet në ambiente publike, pasi janë në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe janë rrezik potencial për t?u infektuar dhe përhapur COVID-19?, thuhet në njoftim.Kushdo që është i infektuar me COVID-19, Policia kërkon që të respektojë në mënyrë rigoroze vetëkarantinimin.?Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e personave të infektuar dhe do vijojë ushtrimin e kontrolleve të pandërprera për monitorimin e kësaj kategorie, duke marrë masa për cilindo që shkel këtë rregull, sipas sanksioneve ligjore në fuqi.?