TIRANË- Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, ka bërë me dije se në radhët e FA-së ka pasur 9 ushtarakë të infektuar, 5 nga të cilët janë në misione jashtë vendit. Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Kollçaku është shprehur së në total janë kryer 200 testime.
"9 të prekur në total. Nga këta 5 në misione; 4 në KFOR dhe 1 në Afganistan dhe 4 të tjerë në Shqipëri. Katër prej tyre kanë qenë të shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë por jo në gjendje kritike serioze, një i karantinuar në Afganistan dhe të tjerët të karantinuar në vendbanimet e tyre. Të gjithë janë ndjekur nga mjekë të njësisë mjekësore ushtarake, komandave në operacion dhe mjeku i familjes", u shpreh Kollçaku.