Keshilli permbyll identifikimin dhe financimin e partive | Lajme - News

RTV KLAN 2020-06-15

Views 0

Mazhoranca dhe opozita përmbyllën në mbledhjen e Këshillit Politik çështjen e identifikimit biometrik dhe atë të financimit të partive politike.

?U dakordësuan dispozitat që kishin përgatitur ekspertët, angazhimi që ka marrë qeveria për të dyfishuar fondin publik për fushatën zgjedhore, si dhe rënia dakord e raportit të financimit 1:3, pra të financimit publik me atë privat?, u shpreh Damian Gjiknuri.

?Drafti përfundimtar do të sigurojë që në zgjedhjet e ardhshme identifikimi biometrik i zgjedhësve do të jetë në të gjithë qendrat e votimit. Kjo do të thotë që kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura nga mbushja me vota false. Ai që do të identifikohet se ka votuar më shumë se një herë do të dërgohet për ndjekje penale?, tha Oerd Bylykbashi.

Palët kanë rënë dakort që në mbledhjen e të martës të përmbyllin edhe amendimet për çështjet e mbetura, mes të cilave edhe atë për formulën e re të kompozimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form