Mblidhet Asambleja e FSHF - (8 Qershor 2000)

RTV KLAN 2020-06-15

Views 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ka shkuar gjithçka ashtu si e kishte programuar Federata e Futbollit në Asamblenë e radhës të zhvilluar sot në Pallatin e Kongreseve. Tre vendet bosh në Komitetin Ekzekutiv, janë zëvendësuar nga Leonidha Toska, bankieri Edvin Libohova dhe Bujar Lugesha. Kështu kanë dështuar përpjekjet e disa drejtuesve të lartë të futbollit për të bërë zgjedhje të reja.

Asambleja për të cilën u fol aq shumë është zhvilluar pa shumë incidente dhe ka bërë që pas shumë kohësh Komiteti Ekzekutiv të jetë në numër të plotë anëtarësh. Ndërkohë ndonëse kanë braktisur sallën në shenjë proteste Bejkush Birçe dhe Ilia Çeço, nuk kanë pranuar të japin dorëheqjen me shkrim.

Futbolli shqiptar i mbledhur sot në organin e tij më të lartë asamblenë, gjithësesi nuk ka mundur të sjellë ato ndryshime për të cilat ka nevojë ky sport, që tashmë është kthyer në një biznes të madh. Drejtuesit e futbollit mbyllën asamblenë e radhës dhe deri në atë të vitit të ardhshëm do të diskutohet përsëri me dëshirë e optimizëm se radhën tjetër do të bëjnë ndryshime të mëdha, por si gjithnjë gjërat as që kanë për të ndryshuar ndonjëherë, derisa futbollin ta komandojnë vetë futbollistët./tvklan.al

Gazetar ? Dritan Shakohoxha


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form