Një pilot i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është zhdukur pasi avioni i tij i tipit F-15C, u rrëzua në Detin e Veriut, një episod ky që ka ngjallur mjaft shqetësim, e është shoqëruar me pikëpyetje të mëdha. Avioni i rrëzuar kishte në bord vetëm pilotin, i cili po kryente një mision trajnues nga baza ajrore e forcave britanike në lindje të Anglisë. ?Shkaku i rrëzimit, por edhe statusi i pilotit janë të panjohura për momentin. Ekipet e kërkim-shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar janë thirrur të na mbështesin në këtë operacion?, deklaroi kapitenia e Forcave Ajrore, Miranda T.Simmons. Avioni amerikan ishte nisur nga baza RAF Lakenheath në Suffolk, ku janë të vendosur avionët e Forcave Ajrore amerikane. BBC thotë së ai bësohet të ketë rënë 137 kilometra nga brigjet e East Yorkshire. Duke cituar të dhënat e një faqeje internet që gjurmon fluturimet, televizioni Sky Neës raportoi se avioni amerikan kishte qarkulluar pikërisht mbi këtë zonë përpara se të zhdukej nga radarët. RAF Lakenheath është baza më e madhe e Forcave Ajrore amerikane në Britani. Aty janë vendosur më shumë se 4,000 pjesëtarë personeli amerikanë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AirForce#SHBA#Deti i VeriutTopChannel