Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi tha se dy janë çështjet për të cilat u diskutua, identifikimi biometrik dhe financimi i partive. Sipas Bylykbashit, identifikimi biometrik do të mbrojë votat false. Ndërsa theksoi se kanë rënë dakord për reduktim drastik të financimit privat.