Percahet opozita parlamentare | Lajme - News

RTV KLAN 2020-06-15

Views 0

7 deputetë në parlament tërhoqën firmat për ndryshime kushtetuese dhe pranuan se nuk e kishin kuptuar se çfarë firmosnin. Pas një takimi të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit ata dolën me propozime të tjera, sërish kundër marrëveshjes Rama-Basha për Reformën Zgjedhore.

?Mos ketë koalicione parazgjedhore, kjo është shumë e rëndë, sepse ne jemi këtu për të përfaqësuar edhe ato parti jashtë parlamentit, edhe PD-në që nuk është këtu, sepse ne kemi dalë nga ajo listë dhe nuk e lejojmë të ndalohet të mos bëjnë koalicione?, tha Zef Shtjefni, kryetar i Partisë ?Ora e Shqipërisë?

?Kemi kërkuar që asnjë nga subjektet që garon të mos financohet nga buxheti i shtetit dhe depolitizimin?, tha Adriatik Alimadhi.

?Lista të hapura, votën e emigrantëve, proporcional i pastër kombëtar, numërim elektronik?, tha Kostaq Papa.

Kërkesat e këtyre deputetëve e shtojnë më shumë amullinë e votimit të draftit final që del nga marrëveshja Rama-Basha, megjithëse ende është herët për të thënë nëse e rrezikon numrin e nevojshëm për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që janë 84 vota.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form