Pekini ka regjistruar 36 raste të reja lokale me koronavirus, teksa janë ngjallur shqetësimet për valë të dytë të këtij virusi në kryeqytetin kinez.
Vetëm të shtunën janë regjistruar 36 raste të reja.
Ky qytet nuk kishte raportuar për raste të reja në më shumë se 50 ditë.
Nën-presidenti kinez, Sun Chunlan, u ka bërë thirrje zyrtarëve të marrin ?veprime vendimtare?, duke paralajmëruar se rreziku i përhapjes është shumë i madh.
Ky shpërthim është lidhur me tregun më të madh të qytetit.
Global Times ka raportuar se 79 raste janë të lidhura me tregun Xinfadi.
Tri provinca tjera po ashtu kanë raportuar raste të konfirmuara, që dyshohet se janë të lidhura me Pekinin.
Mediat lokale kanë raportuar se virusi është identifikuar në dërrasat për prerje të salmonit të importuar, çka ka shtyrë dyqanet e mëdha në Pekin, që të largojnë këtë lloj peshku nga raftet e tyre.
Shkollat dhe kopshtet e fëmijëve janë mbyllur derisa hapja e shkollave për klasët e para, që ishte besuar se mund të ndodhte të hënën, është shtyrë për afat të pacaktuar, ka raportuar Global Times.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#China#SunChunlan#TopChannel