Fshati Ogdunan në krahinën e Shqipërisë është një nga zonat më të thella në rrethinat e Përmetit.
Aksi me gjatësi vetëm disa km përshkohet vetëm nga mjete off road por vizitorët kanë gjetur mundësi për ta kthyer atë në një shteg hiking. Shumë prej tyre zgjedhin të ecin për rreth 40 minuta për të mbërritur nga banjat e Bënjës në fshatin malor Ogdunan.
Kjo është kisha e Shën Marisë në Ogdunan. Është një nga monumentet e kultit më të rralla në rrethin e Përmetit. Ka shumë pak kisha që i dedikohen lindjes së Shën Marisë dhe kjo është ndër të paktat, të tilla. Monumenti ka pësuar dëmtime që prej kohës së komunizmit dhe është pothuajse braktisur më pas.
Është një zonë shumë e bukur. A vijnë njerëzit për vizitë?
?Vijnë si nuk vijnë, gjysmë ore është me këmbë, edhe me çanta në krah e kemi bërë ne. Unë kam 55 vjet që jetoj këtu. Kur kam ardhur, kam ardhur në dimër, në dhjetor dhe fshati ishte 30 shtëpi atëherë, me gra dhe burra me tradita. Që nga hyrja e deri në fund ishte të shkoje zbathur rrugës. Unë pastroja pjesën time, ti pjesën tënde dhe kështu shkonte deri në fund?.
A është ruajtur arkitektura?
?Po është ruajtur siç e shikon se ska asnjë gjë të re. Ikën dhe fëmijët dhe mbetën kështu?.
Ka ende shumë elementë në funksion të trashëgimisë sidomos godina të ndërtuara në gur të zi që e përshkojnë të gjithë fshatin.
?Jemi munduar duke ruajtur traditën, identitetin e familjes dhe gjithçka kanë lëmë prindërit dhe gjyshërit tanë?.
Cili është objekti më i vjetër që keni këtu?
?Po si fillim është shtëpia që është mbi 100 vjeçare, pastaj kemi hekurin për hekurosje me prush që ka qenë i traditës, dorja e vjetër, llampa që kemi këtu?.
Çfarë mund të shijojnë njerëzit këtu?
?Këtu janë produkte origjinale dhe bio sidomos bajamet që bëjmë llokumet e bajamta që tani është përhapur shumë, janë ushqime tradicionale si byrekët, ëmbëlsirat etj Çdo gjë është e pastër dhe bio. Këtu nuk kemi asnjë mikrob e asnjë virus?.
Gjurmët historike këtu janë të shumta por shpresa e vetme e banorëve për të jetuar në këtë territor mbetet tashmë vetëm turizmi.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top C...