Wake Up/ Raporti: Cilësia e ujërave në plazhe, 5,9% me cilësi jo të mirë. Vlora, plazhi më i pastër

Top Channel Albania 2020-06-15

Views 0

Raporti më i fundit i Agjencisë Evropiane të Mjedisit shpreh trendin e përmirësimit ndër vite të cilësisë së ujërave larëse në Shqipëri. Vetëm 5,9% e këtyre ujërave rezultuan me cilësi jo të mirë në vitin 2019, nga 39,1% që ishte ky tregues në vitin 2015.
Por nga ana tjetër, numri i plazheve që plotësojnë kriteret për cilësi të shkëlqyer të ujit të plazhit shënuan një rënie nga 62.0 përqind në 2018 në 58.8 përqind në 2019. Sipas këtij raporti, 26 ujëra plazhesh klasifikohen në cilësinë si të mirë, 5 me cilësi të mjaftueshme, 7 të varfër dhe 11 nuk janë klasifikuar fare. Sipas hartës së cilësisë së plazheve, vendet me ujëra të cilësisë së varfër rezultojnë Lumi Bistrica, Saranda, dy plazhe përgjatë Lungomares në Vlorë, plazhet mes Plepave dhe Shkëmbit të Kavajës në Durrës.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form