LAC- Kisha e Shna Ndout në qytetin e Laçit është vizituar nga mijëra qytetarë për të kremtuar festën e këtij shenjti që përkon me datat 12 dhe 13 qershor. Shumë prej besimtarëve e kalojnë natën pranë kishës. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 vihet re prezencë më e ulët e njerëzve në këtë vend të shenjtë.