Maturantët paralajmëruan për bojkot të provimit të radhës nëse Ministria e Arsimit nuk do të reagonte, por pas mbarimit të protestës drejtoresha e shërbimeve arsimore, Rezana Vrapi në një deklaratë për shtyp tha se kërkesa e maturantëve për mundësi rivlerësimi nuk do të plotësohet.
?Në lidhje me rishikimin e testit nuk shikoj asnjë arsye pikërisht për shkak të procedurave që ne ndjekim qe nga ndërtimi e dërgimi i tyre te maturantët. Jua them me bindjen më të plotë s?ka gabim. Nëse do të ketë një arsye për shpërndarjen e pikëve patjetër do ta bëjmë?.
Edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një reagim në ?facebook? u dha besimin ekspertëve të provimeve, ndërsa e cilësoi protestën të nxitur nga opozita.
Mos dalja e çelësit me përgjigjet e sakta direkt pas përfundimit te provimit si në maturat e shkuara, sipas Rezana Vrapir, lidhet me variantet e tezave.
Megjithatë, në dy provimet e mbetura ai i matematikës në 15 qershor e i lëndës me zgjedhje në 18 qershor nxënësit do kenë më shumë kohë për ta plotësuar, nga 2 orë në dy orë e 30 min. /Kristi Gongo/
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Matura#TopChannel