Momenti pas ekzekutimit të Hekuran Billës, nga përplasja e makinave u dyshua për aksident

Ora News Lajme 2020-06-12

Views 0

#tvora #rtvoranews
Këto pamje i përkasin momentit fill pas atentatit me armë zjarri që la të vdekur në makinën tip BMW X6, Hekuran Billën.


Siç mund ta shikoni në pamje, pasi është qëlluar me breshëri plumbash nga një automjet që i del në krah makinës së tij, BMW X6 fillimisht përplas një makinë në lëvizje që përfundon e përplasur në trotuar dhe më pas me një makinë tjetër që lëvizte në drejtimin e kundërt të saj.


Ngjarja ka krijuar konfuzion pasi fillimisht u menduar se bëhet fjalë për aksident.


Pas ekzekutimit, vrasësit u larguan duke u kthyer mbrapsht nga rruga që erdhën, në drejtim të Unazës së Madhe.


Ekzekutimi i tipit mafioz në afërsi të një qendre tregtare ndodhi në një moment kur zona kishte shumë lëvizje qytetarësh.


Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj informon se 40 vjeçari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Belgjika. Dhe mbrëmjen e të enjtes ora 22:00 ishte kthyer nga Durrësi për tu takuar me të motrën e cila kishte një biznes pranë qendres tregtare tek "Komuna e Parisit".


Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/momenti-pas-ekzekutimit-te-hekuran-billes-nga-perplasja-e-makinave-u-dyshua-aksident


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form