Deputetët “pa gojë”/ Socialistët që nuk kanë folur asnjëherë në Kuvend

Top Channel Albania 2020-06-12

Views 15

Parlamenti aktual i Shqipërisë i ka të dyja ekstremet.


Deputetët e opozitës të re të cilët në fjalimet e tyre kanë prodhuar plot gafa e nga ana tjetër disa deputetë të shumicës që nuk kanë folur asnjëherë duke u kthyer në deputetë memecë, megjithatë ata paguhen me dieta dhe rimbursim karburanti për të vetmen meritë, ngrohjen e karrigeve ku ulen në parlament.

Instituti i Studimeve Politike në raportin e monitorimit të Kuvendit rendit disa deputetë socialist që nuk kanë mbajtur asnjë fjalim në parlament.

ANDREA MARTO me zero fjalime në parlament rezulton në listën e përfituesve të rimbursimit të karburanit në shumën 400 mijë lekë përfshi 750.000 lekë dieta për muajin prill 2020.

Një tjetër deputet socialist ANDUEL XHINDI jo aktiv në parlament vetëm për prezencën në seancat plenare është paguar edhe ai 400 mijë lekë përfshi 750.000 lekë dieta po për të njëjtin muaj.

E njëjta histori edhe me deputetin ARDIT KONOMI paguar 400 mijë lekë rimbursim karburanti.

ARTEMIS DRALO një tjetër deputete socialiste thjesht për prezencën e saj në parlament është paguar 400 mijë lekë rimbursim karburanti.

Pjesë e listë pagesave për karburant janë edhe ELIO HYSKO, ILIR NDRAXHI, dhe PAULIN STERKAJ krahas të gjithë kolegeve të grupit parlamentar socialist.

Një ditë më parë, parlamenti i Shqipërisë i tha Top Channelit se këto pagesa janë të justifikuara me ligj.

Në një situatë të vështirë pandemie, ku shumë shqiptarë humbën vendet e punës dhe jetuan vetëm me pagat e luftës të dhëna nga qeveria, deputetët vijuan të gëzojnë privilegjet e tyre duke marrë dieta dhe para për karburant.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Deputetet#Kuvend#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form