Një person është vrarë mbrëmjen e kësaj të enjte në makinë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vrasja është bërë me silenciator. Report Tv sjell foto nga vendi i ngjarjes. Trupi i pajetë është gjetur në makinën e tij, pranë qendrës tregtare Kristal Centre. Report Tv ka mësuar se është ekzekutuar mbrëmjen e sotme është Hekuran Billa, 40 vjeç, një emër i skanuar nga drejtësia angleze, i cili në vitin 2008 ka vrarë një person të identifikuar si Prel Marku.