Plazhet në Strugë, ankesa në Gjykatën Kushtetuese

alsatmtv 2020-06-11

Views 1

Dekreti i Qeverisë për largimin e koncesionerëve nga plazhet në Ohër e Strugë, zemëroi autoritetet lokale dhe qiramarrësit. Paralajmëruan se dekretin do ta ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese. Ata pretendojnë se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet për vetëqeverisjen lokale, mjedisin jetësor dhe tokën ndërtimore.

Ne do të përpiqemi ti mbështesim koncesionarët, sepse ata kanë investuar mjaft nga jeta e tyre në ato plazhe"-pohoi Dashmir Nasufi nga komuna e Strugës.

Komuna e Strugës paralajmëron se vendimi i qeverisë do të shkaktojë dëme në turizmin e qytetit dhe se shumë qytetarë do të humbasin punën e tyre.

Nesër do të dal të votoj, dhe kë duhet të votoj? Atë që më shkatërron? Unë mendoj se ky ligj është shumë i shpejtë. Është problem për mua dhe shpirti më dhemb, sepse kam investuar 160,000 euro atje. Turp për ta!?-tha Ajrush Miftari, koncesionar.

Sipas njoftimeve jozyrtare, të parët në terren në ditët në vijim do të dalin Inspektorati i Tregut dhe DAP-i që do ta kontrollojnë dokumentacionin e koncesionarëve. Përndryshe, të gjithë 35 qiramarrësit në plazhet përgjatë liqenit, kanë kontrata të skaduara, disa në vitin 2014 dhe disa në vitin 2017.

Miki Trajkovski

Share This Video


Download

  
Report form