Sipas të dhënave të konfirmuara nga DAP-i për Alsat, ku pothuajse 21 000 të punësuar në sektorin privat nuk kanë marrë pagë për muajin prill, presidentja e Shoqatës së Dhomave të Tregtisë, Danela Arsovska, i sheh si informacione që tregojnë se kompanitë në vend përballen me probleme serioze të likuiditetit.
Në paraqitjen e sotme për ?Magazinën Ekonomike? në Alsat ajo apeloi se është i nevojshëm një reagim i menjëhershëm nga shteti, sa nuk është vonë.
?Nëse nuk reagojmë siç duhet, në kohën e duhur, besojmë se në muajin tjetër, të dhënat që do të duhet të paraqiten do të jenë edhe më serioze,? tha Arsovska.